top of page
picture_edited_edited.jpg

BESIANA VATHI

Mësuese private me përvojë mësimdhënieje në metodën e Cambridge International Assessment

Home: Welcome

PROFILI PROFESIONAL

Jam diplomuar me nderime nga Universiteti i Amsterdamit në degën analizë letrare dhe kulturore.


Kam dy vite përvojë si mësuese në shkollën Udha e shkronjave ku kam dhënë Cambridge Global English, IGCSE English as a Second Language, IGCSE Drama, IGCSE Art & Design dhe letërsi shqipe. 

Nxënësit e lëndëve IGCSE dhe Global English, të cilat u mbyllnin me provim të administruar nga Kembrixhi, kanë marrë nota kryesisht A*, A dhe B në këto provime.

Mbizotërimin e dijes në rutinën e përditshme e marr tepër seriozisht. Shpesh herë frymëzohem nga koncepti i mbinjeriut të Niçes, i cili synon shkëlqyeshmëri në çdo aspekt të jetës.

298ace8f3aec773beed92006418ea7c5.jpg
Home: Bio
S-P-211YN-Dark-Blue-1020x425.jpg

KURSE PËR PËRGATITJE TË SHKOLLAVE NDËRKOMBËTARE

për nxënësit e gjimnazit, ose për këdo që aplikon në shkolla anglishtfolëse jashtë Shqipërisë

Ky kurs do të hartohet sipas kërkesave të secilit nxënës dhe do të marrë parasysh dëshirat dhe mundësitë e tij për të arritur gjimnaze ose universitete jashtë Shqipërisë, me gjuhë kurrikule anglishten.

Brenda paketës përfshihen:

-Përgatitje për intervista

-Mbledhje dokumentash

-Zhbirilim i website-eve të shkollave dhe kërkesave paraprake të tyre

-Profile shkollore dhe nxënësi model i tyre

-Mbikqyrje të letrave të motivimit

-Forcimi i aftësive të shkrimit dhe të promovuarit veten

-Provime ndërkombëtare, si SAT-i, IELTS-i dhe TOEFL-i

-Planifikim të punës në bazë të afateve të ndryshme

-Këshillim nga mësuesja për shkolla ekzistuese

Synimi i kursit është që nxënësi të ndihet sa më i mbështetur në përpjekjet e tij për të arritur pranimin në një shkollë ose universitet ndërkombëtar.

Home: Bio
2004 Truman Capote oil on canvas 173 x 213cm.jpg

KURSE ANGLISHTEJE - TË AVANCUARA

Zhdërvjelltësim në lexim, shkrim, të folurit e të shkruarit

Secili nxënës do të ketë program studimi të veçuar sipas nevojave të tij. Kursi mund të ofrohet si shtojcë e një programi shkollor, qoftë shtetëror apo ndërkombëtar (IB, AP, A level), ose programi mund të krijohet nga vetë mësuesja me theks përdorimin e tematikave shoqërore që dëshiron nxënësi. Lënda do të jetë bashkëveprore dhe qëllimi nuk do të jetë thjesht zotërimi i anglishtes por edhe zhvillimi personal dhe profesional në tematika të ndryshme. Me pak fjalë, do të shprehet në anglisht për çështje të vështira; njëkohësisht do të zhvillojë edhe aftësinë e të shprehurit e të kuptuarit.

Çdo seancë mësimore do të jetë e planifikuar nga mësuesja. Metodat dhe aktivitetet do të jenë të larmishme. Mundet që metodat në treg në formë libri të përdoren (si për shembull C1 proficiency Cambridge), por kryesisht mësimet nuk do të varen nga një metodë e ndonjë institucioni arsimor, por nga vetë aftësia e mësueses për të mobilizuar aftësitë individuale të nxënësit për qëllim përballjen me njohuri të reja në përditshmëri.

Home: Bio
Kant_gemaelde_3.jpg

KURSE FORMIMI

për kursantin që do të zhvillojë njohuri të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, për të qënë i kultivuar dhe i kulturuar në shoqëri

Kjo lëndë, e hartuar sipas dëshirave studimore të nxënësit, do të synojë ndërtimin formativ te individi. Tekstet dhe njohuritë do të merren nga letërsia, historia e artit, sociologjia, filozofia, kritikë filmi, teatri, muzika, psikologjia dhe fusha të tjera studimi.

Këshillohet që ky lloj kursi të blihet në formë pakete (për shembull, 20 orë mësimi) sepse kështu mësuesja mund të krijojë një plan të tërthort studimi dhe bashkëveprimi në bazë të njohurive të saj mbi këto fusha, të cilat janë të thelluara. Metoda e mësimdhënies mund të përfshijë leksionin; bisedën; aktivitete të ndryshme zhdërvjelltësimi si pyetje-përgjigje, lexime dhe interpretime; krijimtari letrare e artistike dhe shumë të tjera. 

Ky kurs është për nxënësin i cili kërkon të pasurojë dijen e përgjithshme të tij dhe të mendojë në mënyrë multidisiplinare, e cila është kusht për pranim në universitetet më të mira ndërkombëtare. Gjithashtu, në një vend ku përthithja kulturore është mjaftueshmërisht e dobët, ky kurs synon të pasurojë shoqërinë tonë me individë të cilët kanë njohuri të shëndosha mbi botën e gjerë multikulturore në të cilën banojnë.

Home: Bio
Home: Portfolio

KËRKESA PËR PORTRET-BËRJE, A PIKTURA TË TJERA

Momentalisht krijoj portrete të personelit për një firmë holandeze. Disa prej portreteve të bëra shfaqen më lart. Stili i tyre, me sfond të gjelbër, të kaltër a portokalli, i përket kërkesave të firmës. Nëse ju vendosni për të blerë një portret, mundet që disa elementë të stilit të jenë ndryshe, pra keni në dorë personalizimin e portretit tuaj për qëllimet tuaja.  

Portretin mund ta bleni ju për veten tuaj, por edhe si dhuratë, është diçka tepër e bukur dhe e veçantë për atë që e merr, diçka e paharrueshme dhe me vlerë.

Gjithashtu lart paraqiten edhe piktura të tjera që kam krijuar për shitje. Shumicat e tyre janë të shitura ose të dhëna dhuratë. Mund të punoj me komision edhe me këtë lloj kërkese.

Home: Text

KONTAKTONI

Mundet të dërgoni e-mail ose të përdorni "contact form"-in më anë me llojin e kursit që dëshironi.

Në e-mail do të organizohet një telefonatë ose takim ku do të bisedojmë më tepër mbi synimet për t'u arritur, dhe gjithashtu mbi kurrikulën që do të ndërtohet në bazë të kërkesave.

Kurse përgatitëse për shkolla ndërkombëtare - 2000 lek ora

Kurse anglishteje të avancuara - 1500 lek ora

Kurse formimi - 2000 lek ora

Thanks for submitting!

Home: Contact
Nothing to book right now. Check back soon.
Home: Bookings Widget
bottom of page